LAÇKA Gavrosh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1950, në Pogradec. U dëbua për motive politike. Më 18 qershor 1993, me vendim nr. 24, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Pogradec në Krujë, prej 4 shtatorit të vitit 1962 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 68, FL. 67.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]