LABI Seit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1942, në Konispol të Sarandës. Më 16 korrik 1963, me vendim nr. 53, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor për «arratisje nga vendi i internimit» dhe e dënoi me 4 vjet e 1 muaj burg. Më 18 janar 1963, me vendim nr. 1, Gjykata e Gjirokastrës vendosi mjekim të detyruar të të pandehurit dhe mbylljen e tij në institucionin psikiatrik të Vlorës. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 69, f. 46-47.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]