LAHI Gani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1904, në Sllovë të Dibrës. Më 4 janar 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 10 gusht 1944. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 41, FL. 45-46.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]