(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1920, në Starje të Kolonjës. Më 24 qershor 1946, me vendim nr. 146, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale. Me dekret, dënimi iu zbrit në 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 50, FL. 21-22.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]