LAHOLLI Karafil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1893, në Vidohovë, Korçë. U burgos për motive politike, prej 27 prill 1968 deri më 6 shkurt 1973. Më 17 gusht 1968, me vendim nr. 20, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Vdiq në burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45, FL. 84-85

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]