LALA Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1930, në Muhur të Dibrës. Më 25 tetor 1971, me vendim nr. 84, Gjykata e Dibrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 5 vjet burg. Më 28 shtator 1979, me vendim nr. 126, Gjykata e Dibrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë dhe 5 vjet internim. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 41, FL. 13-14.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]