LALA Terezë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Milot. U internua për motive politike. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimitit nga Kruja në Tepelenë, prej 5 gusht 1949 deri më 5 maj 1953. Më 26 shkurt 1954, U dënua «për arratisje jashtë shtetit», me 10 vjet burg. Më 10 nëntor 1955, U dënua «për krime kundër shtetit» me 5 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 50, FL. 9-10, 13-14.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]