LALAJ Tahir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Buzëmadhe të Kukësit. Më 13 shkurt 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike më 26 shtator 1944. Ishte ndër 21 të vrarët e masakrës së Brigadës V partizane. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 49, FL. 87-88.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]