LAMÇE Halil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1887, në Fier. Më 15 nëntor 1951, me vendim nr. 86, Gjykata e Durrësit e deklaroi fajtor si «organizues të Ballit Kombëtar, ndihmë për arratisje dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 47, FL. 123-24.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]