LAMÇE Sadik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1944, në Fier. U dëbua për motive politike. Më 15 maj 1992, me vendim nr. 11, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Tiranë në Tepelenë, prej 18 janarit 1968 deri më 5 maj 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 42, FL. 75-76.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]