LAMÇJA Fatmir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1960, në Elbasan. U dëbua për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Elbasani në Mjedës (Elbasan), prej vitit 1976 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43, FL. 45-46.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]