LAMAJ Sinan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1904, në Shtiqën të Kukësit. Më 13 dhjetor 1949, me vendim nr. 305, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «faje penale kundër popullit dhe shtetit se ka mbajtur lidhje me kriminelët e arratisur», me 5 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 49, FL. 58-59.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]