LAMAJ Velo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1919, në Treblovë të Vlorës. Më 1 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike, i cili iu ul më vonë. Më 12 janar 1974, me vendim nr. 1, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 6 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44/1, f. 46-48; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 103.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]