LAMI (leka) Mëhill
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Pepsumaj, Shkodër. Më 14 maj 1994, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e dënimit të tij për motive politike në periudhën 9 janar 1947 deri më 18 qershor 1950. Me vendim nr. 13, Gjykata e Shkodrës, datë 9 janar 1947. Pas burgut u internua në Tepelenë, për motive politike, deri më 31 dhjetor 1954. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67/1, FL. 5-6, 44-45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]