LAMI Naxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1941, në Dibër. Më 3 qershor 1980, me vendim nr. 70, Gjykata e Dibrës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në formën e spiunazhit», me 17 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, për «tradhëti ndaj atdheut në formën e sabotimit», me 12 vjet burg. Përfundimisht e dënon me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 40, FL. 26-27.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]