LAPARDHAJA Fejzi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1883, në Lapardha të Beratit. Më 6 shkurt 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi për motive politike më 26 prill 1947. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 40, FL. 14-15.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]