LECAJ Marash
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913, në Shkodër. Më 11 dhjetor 1953, me vendim nr. 224, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me vdekje pushkatim. Më 30 dhjetor 1953, me vendim nr. 472, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë dënimin me vdekje ja ul në 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67/1, FL. 11.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]