LEKA Martin Sokol
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 shkurt 1945, në fshatin Nicaj të Shalës (Dukagjin). Shkollën 7 vjeçare e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme industriale në Shkodër. Deri ditën e arrestimit, më 3 shtator 1975, punoi si elektriçist. U akuzua për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Për të vuajtur dënimin u dërgua në Spaç e, prej aty, në kampin e Qafë Barit. U riarrestua më 22 maj 1984, si organizator dhe pjesëmarrës i revoltës në bashkëpunim me të tjerët. Me vendim nr. 3 të Gjykatës së Lartë, u deklarua fajtor për veprën “e terrorit në bashkëpunim”, dhe u dënua me vjet heqje lirie. Pas shpalljes së dënimit, u transferua në burgun e Burrelit, nga ku dhe u lirua më 18 mars 1990. Vdiq më 14 qershor të vitit 2011, në Shkodër. Bedri Blloshmi, Revolta e Qaf-Barit dhe terrori komunist 1943-1990, “Geer”, Tiranë, 2012, f. 42.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]