LEKA Novrus
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1941, në Kolonjë. Më 17 mars 1958, me vendim nr. 23, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut mbetur në tentativë për arratisje jashtë shtetit», me 10 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë. Më 1 korrik 1965, me vendim nr. 4, Gjykata e Lushnjës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut mbetur në tentativë për arratisje jashtë shtetit», me 18 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 66, FL. 58-59.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]