(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1916, në Gjirokastër. Më 5 janar 1995, me vendim nr. 72, Gjykata e Lushnjës vendosi njohjen e faktit të vrasjes së tij për motive politike nga forcat komuniste më 15 shtator të vitit 1943. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 47, f. 69-70; Gazeta 55, 17 nëntor 2015, 17.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]