(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1914, në Toplana, Shkodër. Më 11 korrik 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e dënimit të tij për motive politike në periudhën 1951 deri më 30 dhjetor 1952. Në kohën që u dënua ishte shtatzënë dhe më 18 korrik 1951 lindi, në burg, vajzën e saj Antoneta Lekaj [shih]. Edhe fëmijët e tjerë – Elisabeta, Terezina, Toma dhe Marku – jetuan në burg me të, me kohë të ndryshme, për 10-18 muaj. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, f. 24; D. 67/1, f. 91.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit