LEKAJ Gjergj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1947, në Ishull, Lezhë. Më 16 dhjetor 1965, me vendim nr. 38, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 10 vjet burg, si dhe konfiskim të pasurisë. U arrestua sërish më 1979, dhe më 30 prill të po atij viti, me vendim nr. 25, Gjykata e Lezhës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 3 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 48, f. 81-82.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]