LENA Gjena
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi me 1918, në Vlorë. U internua për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimitit nga rrethi Fier në Tepelenë, prej nëntorit të vitit 1953 deri më dhjetor 1954. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44/1, f. 81-82.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]