LESKAJ Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Vlorë. Më 3 gusht 1945, me vendim nr. 7, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit, sepse mbas vrasjes së vëllait ka hyrë në radhët e Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/2, FL. 43-44.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]