LESKAJ Zydi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1937, në Vlorë. U burgos për motive politike, prej 24 nëntor 1962 deri më 30 gusht 1966. Pas burgut U dëbua për motive politike. Më 29 korrik 1992, me vendim nr. 22, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Vlorë në Vlorë (Mifol) deri më 30 shtator të vitit 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44, FL. 41-43; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 60.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]