LEVI Jozef (Pepe)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911, në Vlorë. Më 1 tetor 1945, me vendim nr. 23, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «armik të popullit dhe sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskim të pasurisë, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave politike. Iu sekuestruan 11 kg flori e 4000 napolona. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44/1, FL. 51-52; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 35.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]