LIÇI Izet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1897, në Pojan të Korçës. Më 19 tetor 1945, me vendim nr. 9, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit» dhe e dënoi me 30 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës civile baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 51, FL. 32-33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]