LIÇI Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1895, në Pojan të Korçës. Më 24 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 20 gusht të vitit 1943. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/1, FL. 41.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]