LIFO Rexhep
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1875, në Gjonç të Kolonjës. Më 11 maj 1993, me vendim nr. 52, Gjykata e Kolonjës vendosi njohjen e faktit të vrasjes së tij për motive politike nga forcat partizane, më 2 mars të vitit 1943. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 64, FL. 9, 12.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]