LIKA Abdurrahman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Vlorë. U arrestua më 13 prill 1953. Më 8 korrik 1953, me vendim nr. 84, Gjykata e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës civile për 2 vjet kohë. U lirua më 22 gusht 1963. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44, FL. 44-46; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 207.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]