LIKA Idriz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Sevaster të Vlorës. Më 13 gusht 1946, Gjykata e Vlorës e deklaroi «armik të popullit, se ka kryer këto faje: ka marrë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar, duke ndihmuar okupatorët e tradhtarët, ka marrë pjesë në operacione, ka kryer grabitje e djegie, ka marrë pjesë në internime» dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45, f. 76-77; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 207.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]