LILAJ Zenepe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1899, në Golem. U internua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Tepelenë në Pojan të Fierit, prej vitit 1950 deri më 1953. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 47, FL. 25-26.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]