LIMAJ Riza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Kuç, Vlorë. Më 6 nëntor 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 3 tetor të vitit 1943. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44, f. 90-91; Gazeta 55, 17 nëntor 2015, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]