(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Gazetar, publicist. Lindi në Tiranë, në vitin 1913. Studimet e larta për gazetari i kreu në Universitetin e Sorbonës në Paris. Gjatë luft ës krij oi dhe drejtoi revistën nacionaliste «Shqypnia». U arrestua më 1945, dhe me vendim nr. 45, datë 13 prill 1945, Gjykata Speciale e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfi skimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U lirua më 1959. U arrestua sërish më 17 tetor 1975, dhe me vendim nr. 832, datë 30 dhjetor 1975, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Vdiq në burg, më 17 dhjetor 1978. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 1-2.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit