(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1895, në Gramsh. Me vendim nr.3, 13 janar 1947, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi për «bashkëpunim me Ballin Kombëtar» me vdekje, humbjen e të drejtave qytetare dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Më 18 janar 1947, dënimi iu kthye në 30 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 61, f. 5-6.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]