LLAMBRO Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Sarandë. Më 12 dhjetor 1947, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi se «ka bërë faje kundër popullit dhe shtetit», «ka marrë pjesë në një organizatë tradhtare duke u vënë në shërbim të sillogut grek», ku ka dhënë informacione të ndryshme. Për këto arsye u dënua me 20 vjet burg, konfiskimn e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale pët 5 vjet. Vdiq në burg më 1949. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, f. 193-195.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]