LLANAJ Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Burrel, në vitin 1906. Më 10 shtator 1993, Gjykata e Rrethit Tiranë vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike në përpjekje me forcat komuniste, më 14 shkurt 1945, në vendin e quajtur Batër e Vogël, në rrethin e Burrelit. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 126-127.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]