LLAPERI Faslli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Terpan, Berat. Me vendim nr.258, 27 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor se ka bërë «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 4 vjet burg dhe heqjen e gradës së rreshterit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, f. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]