(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Papçisht, në vitin 1908. Me vendim nr. 8, datë 2 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi «armik të popullit (që ka dezertuar nga rradhët e Luftës Nacionalçlirimtare dhe i është bashkuar Ballit Kombëtar)» dhe e dënoi me 101 vjet heqje lirie (me punë të detyruar), humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Në bazë të vendimit nr. 1221, datë 8 janar 1945, dënimi iu modifikua në 10 vjet heqje lirie (me punë të detyruar). Me vendim nr. 4021, datë 31 gusht 1993, Gjykata e Rrethit të Tiranës vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për motive politike të Dajlan Llazit nga forcat territoriale komuniste të fshatit Papçisht, në gusht të vitit 1957, në vendin e quajtur Ura e Vjetër (te shkëmbi i urës), 50 metër në afërsi të rrugës që kalon për Gramsh, ku dhe u varros. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 11-13.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit