LLESHAJ Prenë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1938, në Burrel. U internua për motive politike. Me vendim nr. 27, më 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga rrethi Mirditë në rrethin Tepelenë dhe Berat, prej majit 1947 deri më 27 shtator 1950. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, f. 7-8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]