LLESHI Dila Gjokë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 29 qershor 1885, në Kurbnesh të Mirditës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 23, 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Mirditë në rrethin Tepelenë, prej 1 tetor 1947 deri më 1 tetor 1953. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, f. 48-49.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]