(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vititn 1906, në Lezhë. U arrestua më 2 korrik 1949, dhe me vendim nr. 2, datë 2 janar 1950, Gjykata Ushtarake e deklaroi fajtor se «ka strehuar e furnizuar kriminelët e arratisur» dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më vonë, dënimi iu kthye me heqje lirie. U lirua më 12 shkurt të vitit 1962. F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 37-38.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]