LLESHI Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1895, në Rrëshen. U arrestua më 20 korrik 1951. Me vendim nr. 255, datë 27 dhjetor 1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «strehim dhe furnizim të arratisurish» dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 1 vit kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, f. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]