LLESHI Llesh Gjon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 shtator 1911, në Prosek të Rrëshenit. Më 4 janar 1994, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes burg për motive politike të Llesh Lleshit, nga 10 gusht 1949 deri më 15 maj 1950. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, f. 25-26.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]