LLESHI Mrikë Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 tetor 1890, në Kryezezë të Mirditës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Mirditë në rrethin Berat dhe Lezhë, prej 1946 deri më 1947. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, f. 52-53.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]