(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 5 shkurt 1921, në Gëziç të Mirditës. Me vendim nr. 269, datë 16 gusht 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se ka ndihmuar të arratisurin Prengë Previni dhe për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 5 vjet kohë. U lirua më 5 mars 1950. Me vendim nr.166, 26 tetor 1961, u deklarua fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» në formën e tentativës së arratisjes dhe u dënua me 12 vjet burg dhe për «agjitacion e propagandë» me 5 vjet burg. Me bashkimin e dënimeve u dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, pjesës së tij dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, f. 9-10.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit