LLOSHI Sarand
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shalës të Korçës, më 30 mars 1913, me vendim nr. 300, datë 22 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor si «sabotator të pushtetit popullor» dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. Në bazë të nenit 51 të ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në 3 vjet privim lirie. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 22-23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]