LOKU Ëngjëll
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Gjadër të Lezhës. Më 12 tetor 1946, me vendim nr. 298, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «sabotim të pushtetit dhe armik të popullit» dhe e dënoi me vdekje dhe humbjen e nderit ushtarak. Me vendim nr. 41, datë 15 tetor 1946, dënimi iu kthye në 20 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 48, FL. 69-70.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]