LOLE Qirjako
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Përmet. Më 28 prill 1976, me vendim nr. 164, Gjykata e Beratit e deklaroi fajtor për «sabotim» e «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Vdiq në burg, në vitin 1982. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 40, FL. 16-17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]