(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1970, në Shkodër. Më 13 dhjetor 1990, gjatë demonstratës antikomuniste në Shkodër, ai thërrmoi me çekiç pjesën e kokës së mbetur nga busti i diktatorit Enver Hoxha. Për t’i shpëtuar arrestimit të mundshëm, iu drejtua kufirit, por aty u vra më 20 dhjetor nga forcat kufitare të repartit 199, Shkodër. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67/1, FL. 65-66; Kastriot Dervishi, Vrasjet në Kufi (Tiranë: ISKK, 2015), 136.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]